Drilon Hajrizi flet për përgatitjet e Kosovës si dhe për ndeshjet parakualifikuese

Janë duke vazhduar përgatitjet në kampin e meshkujve të cilët janë duke u përgatitur për ndeshjen me Danimarkën.

Për atmosferën brenda Përfaqësueses ka folur basketbollisti i njohur Drilon Hajrizi.

“Atmosfera është shumë e mirë, secili po mundohet që ta jep maksimumin. Besoj që me punë dhe përkushtim ta mbërrijmë formën që e kemi lënë në fund të kampionatit dhe ta tregojmë më të mirën për Kosovën”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Hajrizi ka folur edhe për mundësitë se a do të kualifikohet Kosova tutje.

“Gjasat nuk janë shumë të mëdha, por ne do të mundohemi që ta japim maksimumin. Do të mundohemi ta japim atë që kemi brenda skuadrës, ta fitojmë ndeshjen nëse kemi mundësi dhe matematikat tjera t’i lëmë në duar të fatit”.

Ndeshja Danimarkë-Kosovë do të zhvillohet më 30 qershor. /Telegrafi/

Read Previous

“Është tani sikurse Çernobili” – jeta në qytetin fantazmë të Kharkivit

Read Next

​Lajcak do të vizitojë Kosovën