Dortmundi kthen interesimin për Asllanin

“Fisnik Asllani nuk është më më planet e Borussia Dortmundit! Mendoni sërish”, ka shkruar “Bild” të enjten.

Sipas burimeve të gazetës së madhe gjermane, sulmuesi i Hoffenheimit është ende pjesë e planeve të Dortmundit. Në rrethana të caktuara, transferimi mund të realizohet në ditët e fundit të afatit kalimtar.

Në Gjermani afati kalimtar veror përfundon më 1 shtator në ora 20:00.

Asllanit i dështoi në momentet e fundit transferimi te Leipzigu. Ai është kthyer në stërvitje te Hoffenheimi dhe fillimisht pritej të qëndronte në këtë skuadër. Por “Bild” tashmë ka aktualizuar kalimin eventual të yllit të Kosovës te klubi i madh gjerman. /Koha.net/

Read Previous

41 milionë emra në një monument, Washingtoni nderon brezat e ushtarakëve amerikanë

Read Next

MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë trurin gati një vit më të ri