Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, ndërkaq edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe.
Në Kosovë sot me rastin e shënimit të kësaj dite do të ketë disa aktivitete.
Forum Civil Peace Service në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve që për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur, më 27 prill në ora 20:30, t’i ndalin dritat nëpër shtëpitë apo banesat e tyre për 5 minuta.
Ndërkaq, për të shënuar këtë ditë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot gjatë ditës bën homazhe te përmendorja dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës.
Edhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) përmes një aktiviteti shënon Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur.
Shoqata për dëme të luftës “Ngritja e zërit” prezanton dokumentarin për krime të luftës “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999”, me rastin e Ditës Kombëtare të të pagjeturve.
Ndërkaq, në orët e mbrëmjes jepet shfaqja teatrore “Babai dhe Babai”. Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë, Kuvendi i Kosovës dhe “Integra”, me rastin e Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur në hollin e Kuvendit të Kosovës.
/Telegrafi/