Dita 75 e luftës: Si është situata në Ukrainë

· Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se 60 persona që ishin strehuar në një shkollë në Bilohorivka, pranë qytetit lindor të Luhansk, u vranë kur forcat ruse bombarduan.

· Më shumë se 170 civilë u evakuuan me sukses nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe mbërritën në Zaporizhzhia. Zyrtarët thanë se më shumë se 600 njerëz janë evakuuar nga uzina dhe nga Mariupol në total.

· Presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë të G7 patën një takim virtual me Zelensky-n si një mënyrë për të treguar bashkim para festimeve të Ditës së Fitores në Rusi (dita kur Rusia feston fitoren ndaj Gjermanisë naziste).

· Ukraina do të mbizotërojë mbi Rusinë ashtu siç mbizotëroi liria mbi diktaturën naziste në vitin 1945, ka thënë kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një fjalim televiziv për të shënuar 77-vjetorin e Ditës së Fitores në Europë. Scholz, marrëdhëniet e të cilit me Zelensky-n kanë qenë të ftohta, nuk ka thënë ende nëse do të pranojë një ftesë për të udhëtuar në Kiev të hënën.

· Emmanuel Macron, presidenti francez, do të udhëtojë në Berlin për bisedime me Scholz të hënën dhe pritet të japin një deklaratë të rëndësishme./AnabelMedia/

Read Previous

Më 16 maj mbahet ankandi i Letrave me Vlerë

Read Next

Magnetët e prodhuar nga bakteret e tokës ofrojnë shpresë për luftimin e kancerit të gjirit dhe prostatës