Dhunohet një grua në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se është dhunuar nga një person.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë, ndërkaq është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari.

“Dhunim. Gjakovë 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj saj. Njësitet policore kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin”, thuhet në raport.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit  është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

/Telegrafi/

Read Previous

Martinelli flet për largimin e Xhakës

Read Next

Një i vdekur dhe 41 të plagosur në një shpërthim të dyshuar gazi në Afrikën e Jugut