Dallga më e lartë në botë, 17.6 metra

Një dallgë e lartë sa një pallat 4 katesh. Kjo është dallga e regjistruar në Oqeanin Paqësor në brigjet e Kanadasë. 17.6 m e lartë dhe 3 herë më e lartë se dallgët anash saj, duke bërë që shkencëtarët ta etiketojnë si më ekstremja e regjistruar ndonjëherë nga njeriu.

Është titulluar Ucluelet dhe është fenomen natyror që mund të verifikohet një herë në 1300 vjet. Ekspertët thonë se natyrisht këto evente nuk janë të panjohur, por të këtyre dimensioneve konsiderohen gati-gati si folklor nga tregimet e marinarëve, pavarësisht se tashmë janë të dokumentuara dhe regjistruara të paktën dy të tilla.

Janë shumë të rrezikshme natyrisht këto dallgë gjigande dhe mbi të gjitha të papritura, të cilat mund të rezultojnë fatale për çdo lloj lundrimi apo për platformat naftë nxjerrëse./Alsat.mk/

Read Previous

Brenda burgut Halden të Norvegjisë

Read Next

Parashikimi pranveror i AccuWeather për Evropën