Dafota: Secili proces në kirurgjinë orale duhet të trajtohet me kujdes

Kirurgjia orale është degë e stomatologjisë, që merret me ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral. Heqja e dhëmbëve është një ndërhyrje rutinë në kirurgjinë orale por më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të retinuar dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për arsye ortodontike, protezike, prej prishjes të parikuperueshme dhe së fundmi, të rrënjëve të mbetura që mund të çojnë në infeksione të kockës. Kirurgu oral Fisnik Dafota thotë se pacientët duhet të jenë të kujdesshëm që ndëhyrjet kirurgjikale ti bëjë te profesionistët.

Sipas doktorit Dafota, komplikimet fatale në kirurgjinë orale janë të rralla por nuk përjashtohet mundësia që ato edhe të ndodhin.

Kujdesi pas ndërhyrjes gjithashtu duhet të jetë i shtuar, rekomandon doktori.

Trajtimi kirurgjikal kryhet kur trajtimi i dhëmbit nuk ka patur sukses në eliminimin e infeksionit dhe konsiston në një ndërhyrje në zonën e infektuar dhe në dizinfektimin e hapësirës së infektuar, në varësi të rastit me antibiotic ka shtuar Dafota mes tjerash.

Read Previous

Raporti i fundit për COVID-19 në Kosovë

Read Next

Qeveria vendos për lehtësimin e masave kundër COVID-19 në Kosovë