COVID-19 rikthehet në Francë, mbi 200 mijë të infektuar në ditë

Rastet pozitive me Covid-19 janë rritur ndjeshëm sidomos në Francë, kur numri arriti kulmin të martën, me mbi 200 mijë të infektuar brenda 24 orëve. Në të gjithë vendin, farmacitë e kanë patur thuajse të pamundur të përballojnë kryerjen e testeve, ndërkohë që qyteti më i prekur është Lion.

Autoritetet franceze u kanë kujtuar qytetarëve rëndësinë që të mbajnë maska, sidomos në vende të populluara dhe në transportin publik.

Rastet pozitive kanë arritur pikun edhe në Gjermani, me thuajse 150 mijë në ditë, një shifër kjo pak më e ulët se ajo e regjistruar të dielën në Britani, 154 mijë e 557. Ndërsa në Itali rastet e reja kanë qenë 132 mijë e 274 në 24 orët e fundit.

Burimi: BBC, CNN

Read Previous

132 ditë luftë në Ukrainë

Read Next

Greva e punonjësve mbyll fushat e gazit në Norvegji