Cili është qyteti i shpallur me aromën më të mirë në botë?

Mund të tingëllojë pak e çuditshme, por nëse keni pyetur ndonjëherë se cili qytet ka aromë më të mirë, ne kemi përgjigjen. Kompania britanike HAIPP ka publikuar 10 qytetet evropiane që kanë aromë më të ndjeshme.

Qyteti që mban aromën më të mirë në botë është në fakt jo shumë larg nesh.

Hulumtimi përfshiu 30 qytete në Evropë dhe më gjerë.

Qytetet vlerësohen në bazë të pastërtisë, numrit të luleshitësve, furrtarëve dhe parfumeve. Time Out shkruan se Athina e Greqisë zuri vendin e parë ndër qytetet më aromatike në botë.

Ky qytet historik dhe një nga kryeqytetet më të vjetra në botë mori një rezultat 8.3 nga 10, falë furrave të shumta dhe dyqaneve të tij që nxjerrin nota aromatike.

Gjithashtu, Athina është një parajsë lulesh, me 31 luleshitës dhe 22 parfumeri në 10 kilometra katrorë, që do të thotë se një aromë delikate qëndron në çdo cep të qytetit.

Cilat qytete të tjera janë në listë?

Në vend të dytë është Parisi dhe në vendin e tretë Cyrihu i Zvicrës, për shkak të aromës së ‘baguettes’ dhe rrugëve të pastra.

Përveç tyre, kjo listë e pazakontë përfshin Dublinin (Irlandë), Luksemburgun, Nikosinë (Qipro), Kopenhagën (Danimarkë), Bukureshtin (Rumani), Valletën (Maltë) dhe Amsterdamin (Holandë)./abcnews.al

Read Previous

Pas një hulumtimi të bërë qytetarët e BE-së preferojnë librat e printuar në vend të librave elektronikë

Read Next

Këshilli i Etikës rekomandon suspendimin e profesorit Krasniqi