Capello vlerëson Allegrin: “Po ringjall Milanin e vjetër”

Fabio Capello, ish-trajneri i Milanit, foli me entuziazëm për Massimiliano Allegrin dhe ndikimin e tij në ringritjen e kuqezinjve, pas fitores në derbi.

Sipas tij, “70-80% e suksesit i përket Allegrit, sepse kundër ekipeve të mëdha nuk fiton dot nëse nuk ke hyrë në mendjen e lojtarëve”. Ai thekson se gjatë sezonit ka hapa për t’u kaluar dhe këtë e bën vetëm kur beson se drejtimi i trajnerit është i saktë.

Capello vlerësoi edhe planin e lojës kuqezi; pranimin e posedimit të rivalit dhe goditjen me kundërsulme: “Nuk jam i bindur që është e rrezikshme. Nëse ke aftësitë për të luajtur kështu dhe mbetesh i përqendruar, mund të jetë armë fituese”.

Ai thekson rëndësinë e rregullave, disiplinës dhe sjelljes në Milanello, elementë që krijojnë mentalitet fitues. Për këtë arsye, Capello beson se Allegri “po ringjall Milanin e vjetër” dhe se “Max ka kujtesë të mirë”. /Telesport.al/

Read Previous

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së nesër hapin dyert për qytetarët

Read Next

Hibridët ‘plug‑in’ tejkalojnë për herë të parë veturat me naftë në Evropë