Caktohet data, ja kur do të mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë

Më datë 20 Qershor është vendosur të mbahet në Prishtinë, Kosovë mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare.

Mbledhja e fundit u mbajt më 26 nëntor në Elbasan.

Ajo ishte mbledhja e parë mes dy qeverive shqiptare me Albin Kurtin kryeministër.

Në takimin që u zhvillua në Elbasan u nënshkruan një sërë marrëveshjesh, ku më kryesorja ishte unifikimi i abetares, heqja e lejeve të qëndrimit të përkohshëm, njohja e sigurimeve shoqërore dhe lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje-daljes së mallrave.

Ndërkohë më 8 qershor u zhvillua në Ohër samiti  i nismës “Ballkani i Hapur”.

Për herë të parë, morën pjesë së vëzhgues Mali i Zi dhe Bonjë Hercegovina.

Ndërsa kryeministri Kurti refuzoi ftesën për të qenë i pranishëm në samit.

/abcnews.al/

Read Previous

“Squid Game” bëhet realitet, por mos u trembni, nuk do të luhet për jetë a vdekje!

Read Next

Nëntë raste të dhunës në familje për 24 orë