Brojës mund t’i bashkohet një tjetër shqiptar te Chelsea

Pasi mbylli aventurën e tij me Lazion, Tomas Strakosha ka dilema lidhur me të ardhmen e tij. Gardiani vijon të ngjall interes te klubet e Premier Leagues që përveç Newcastle, së fundmi listës i është shtuar dhe Chelsea.

Këtë e ka konfirmuar dhe vetë lojtari, i cili në një intervistë të dhënë për gazetarin Fabrizio Romano pranoi se do i pëlqente kalimi në Angli.

“Jam vërtet i nderuar që emri im lidhet me një klub të madh si Chelsea, është një ëndërr. Unë kam ëndërruar për të luajtur në Premier League që kur kam qenë fëmijë”, tha Strakosha.

Detaje të tjera pritet të mësohen vetëm në ditët në vijim, por një gjë është e sigurt. Pas 10 vitesh pjesë e Lazios, shqiptari ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me klubin italian dhe pas 30 qershorit do të jetë një lojtar i lirë.

Arsyen pse Strakosha ka marrë këtë vendim nuk lidhet vetëm me anën financiare të klubit, por edhe me kushtin që lojtari i vuri kryeqytetasve për të qenë një titullar i padiskuteshëm. Portieri kuqezi fitoi dy kupa Italie dhe dy superkupa me bardhekalterit e Italisë. /A2news/

Read Previous

Çfarë ka ndodhur me gjysmën e Koloseut që mungon?

Read Next

Liberalizimi i vizave afër? – Pritet të diskutohet në Samitin e Bashkimit Evropian më 23 qershor