Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Nga shumë kush konsiderohet, si një prej talenteve më të mëdha, që ka prodhuar ndodnjë futbolli shqiptar. Bëhet fjalë për “bomberin” e Chelsea, Armando Broja, i cili pas rikuperimeve nga dëmtimet ka filluar të kthehet në një protagonist te “Blutë e Londrës”, ku i mungon vetëm gjetja e rrugës së rrjetës.
Gjatë një interviste të zhvilluar për “The Players’ Tribune”, Broja ka treguar edhe për idhullin e tij dhe të babait të tij, me të dy, që janë tifozë të Ronaldo-s, por babai është i “Fenomenit”, ndërsa Broja padiskutim, i 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo dhe të enjten, që sapo lamë pas Broja ka përshkruar idhullin e tij.
“Kam një pyetje të shpejtë për ty. Përshkruaj Cristiano Ronaldo-n me tri fjalë”,- e pyeti drejtuesi i njohur, Mario Delano dhe “bomberi” nga Malësia e Madhe e ka dhënë në mënyrën më të thjeshtë të mundshme përgjigjen, teksa tha se për të Ronaldo është “Më i madhi i të gjitha kohërave, i pabesueshëm, madhështor”.
Ndërkaq, kujtojmë se Broja vazhdon që të fitojë minuta gjithnjë më të shumta në skuadrën e argjentinasit Mauricio Pochettino, këtë sezon, pas rikthimit nga dëmtimi i rëndë në gju, teksa në përballjen ndaj Manchester United u aktivizua në minutën e 77’-të në vend të Mudryk, në “Old Trafford” të mërkurën dhe në ato pak minuta që ishte në fushë, goditi edhe shtyllën e kamerunasit, Onana. /i.m /abcnews.al