Britania ia dërgon Ukrainës gjashtë dronë nënujorë

Mbretëria e Bashkuar njoftoi të shtunën se do të dhurojë gjashtë dronë nënujorë në Ukrainë për ta ndihmuar atë të neutralizojë minat ruse në brigjet e saj dhe të trajnojë ushtarët ukrainas në përdorimin e tyre.

Këto “pajisje të lehta, të pavarura janë të dizajnuara për përdorim në zona të cekëta bregdetare, të afta të operojnë deri në 100 metra nën nivelin e detit për të zbuluar, lokalizuar dhe identifikuar minat (…) në mënyrë që marina e Ukrainës t’i neutralizojë ato,” Ministria e Mbrojtjes (MM) tha në një deklaratë, shkruan Euronews.

Nga i njëjti burim, “dhjetëra anëtarë të marinës ukrainase do të trajnohen për përdorimin e këtyre dronëve gjatë muajve të ardhshëm. Trajnimi do të ofrohet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Kjo ndihmë e re ushtarake vjen pasi, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, “Rusia po e kthen ushqimin në një armë duke shkatërruar bujqësinë ukrainase dhe duke vendosur një bllokadë në portet e vendit në Detin e Zi për të parandaluar eksportet”.

Ndërsa disa anije që transportonin drithë ishin në gjendje të largoheshin nga Ukraina sipas kushteve të një marrëveshjeje të arritur nga OKB-ja, këto operacione “mbeten të kufizuara nga minat nënujore të lëna nga forcat ruse përgjatë bregdetit” të vendit, ka thënë MB./Gazetaexpress/

Read Previous

Rita Ora: Nuk e kam imagjinuar kurrë që do të këndoja në shenjtërimin e Nënë Terezës në Vatikan, për Barack Obamën, apo edhe në Oscar

Read Next

Përditësimi i fundit lidhur me COVID-19