Borrell: Shumica e vendeve janë dakord me propozimin e BE-së për marrëveshjen bërthamore

Shumica e vendeve që marrin pjesë në bisedimet për programin bërthamor të Iranit kanë rënë dakord me propizimin e BE-së që synon të shpëtojë marrëveshjen ndërkombëtare të vitit 2015, sipas një deklaratë të shefit të politikës së jashtme europiane, Josep Borrell.

“Shumica janë dakord, por unë ende nuk marrë një përgjigje nga SHBA-ja, të cilët, siç e kuptoj, po e diskutojnë dhe presim përgjigjen e tyre këtë javë,” tha Borrell në një intervistë për rrjetin televiziv shtetëror spanjoll TVE.

Borrell shtoi se Irani ka kërkuar disa ndryshime në propozimin e BE-së, i cili nuk është bërë publik. Të hënën, kreu i diplomacisë europiane e kishte cilësuar përgjigjen e Teheranit si “të arsyeshme”.

Irani po negocion me Kinën, Rusinë, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë për të ringjallur marrëveshjen e vitit 2015 për programin e tij bërthamor, nga e cila SHBA-ja u tërhoq në 2018 nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump. Uashingtoni merr pjesë në mënyrë indirekte në negociata.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan tha për Reuters ditën e djeshme se Irani kishte hequr dorë nga disa nga kërkesat e tij, duke përfshirë këmbënguljen që inspektorët ndërkombëtarë të pezullonin disa hetime mbi programin e tij bërthamor.

“Nëse sot jemi më afër një marrëveshjeje, kjo është për shkak se Irani ka vepruar. Ata u tërhoqën për çështjet për të cilat insistuan që në fillim”, përfundoi zyrtari.

/abcnews.al

Read Previous

Si regjistron Google rrugët anembanë botës?

Read Next

Moti për 7 ditë