Borrell: Operacioni për të evakuuar europianët nga Sudani ishte i suksesshëm

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e quajti operacionin për evakuimin e qytetarëve europianë nga Sudani “të ndërlikuar”, por në të njëjtën kohë “të suksesshëm”, gjatë një takimi në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg

Sipas  Borrell, mbi 1000 civilë u evakuuan nga zona.

“Së pari 21 persona nga stafi i BE-së, janë tashmë në Europë dhe shumë më tepër qytetarë të BE-së janë larguar nga Sudan. Nuk mund të jap shifrat e sakta, por besoj janë mbi 1000 njerëz.

Dua të falënderoj veçanërisht Francën për largimin e qytetarëve tanë dhe përpjekjet e koordinuara të shumë vendeve”, vuri në dukje Borel.

Së fundi, ai theksoi nevojën për një zgjidhje politike të çështjes në Sudan dalja e situatës jashtë kontrollit do të kishte pasoja në të gjithë Afrikën. /abcnews.al

Read Previous

Shpenzimet ushtarake botërore arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Read Next

Festa ka filluar, mbi 10 mijë tifozë e presin ekipin e Napolit në aeroport pas orës 2 të mëngjesit