Borrell: Bllokada e eksporteve të grurit është “krim lufte”

Bllokada e Rusisë për eksportin e miliona tonëve drithë ukrainase është një krim lufte, ka thënë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, sipas The Guardian.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të zhbllokojë portet. Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinojmë që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuar në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit të vuajnë nga uria,” tha ai në një deklaratë për mediat.

“Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë edhe më shumë,” tha ai gjatë mbërritjes në një takim të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian në Luksemburg.

/abcnews.al

Read Previous

Sezoni i Premier League nuk ka filluar ende, por tashmë është vendosur një rekord i ri

Read Next

Organizata e Veteranët të Luftës së UÇK-së, ndryshon qëndrim lidhur me protestat