Eurodeputeti Waitz: BE-ja tashmë po diskuton ngrirjen e bisedimeve për pranimin e Serbisë
Qytetarë serbë të pjesës veriore të Kosovës kanë bllokuar qasjen për në objektet komunale të tri komunave që kryetarët e rinj dje dhanë betimin.
Sipas Klan Kosova, qytetarët i kanë bllokuar hyrjet e objekteve komunale në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok.
Ndërsa në këtë pjesë të vendit janë dëgjuar edhe sirenat e alarmeve të qytetit, por që nuk dihet arsyeja. Megjithatë, sipas mediave lokale serbe, menjëherë pas alarmit i cili ka nisur pak pas orës 12:00, qytetarët kanë nisur të mblidhen para objekteve komunale.
Sipas “Kossev”, qytetarë janë parë edhe para ndërtesës së komunës së Mitrovicës së Veriut.
/KLANKOSOVA/