Bill Clinton nesër në Shqipëri

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë të hënën dhe të martën.

Clinton dhe delegacioni që e shoqëron do të mbërrijë në Tiranë ditën e hënë, më 3 korrik, pasdite, ku në orën 19:00 do të pritet nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme zyrtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë Kryeministrisë, me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të ShBA-së dhe Shqipërisë, Rama dhe Klinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e të dyja vendeve.

Në orën 19:05 Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të ftojë Klintonin të marrë çmimin e akorduar.

Në orën 19:25 do të zhvillohet ceremonia e nderimit të presidentit të 42 të ShBA-ve Bill Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” që do të pasohet nga fjalimi i tij./EO/

Read Previous

Përfundon programi “Edukim për Siguri” me nxënësit në kazermën e Gjilanit dhe Gjakovës

Read Next

Profesionet që po paguhen më shumë në Kosovë