Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt ka reaguar lidhur me situatën politike në Kosovë. Ai në një postim në X ka shkruar se pamundësia për të ecur përpara e ka dëmtuar kredibilitetin e shtetit të Kosovës dhe se kjo është gjë e keqe për të gjithë.
“A do të ketë ndonjëherë Kosova një qeveri të re? Pamundësia për të ecur përpara dëmtoi besueshmërinë e vendit. Dhe kjo është keq për të gjithë”, ka shkruar ai./21Media