Bie numri i gjobave të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër COVID

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 169 tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Duke marrë parasysh statistikat nga e mërkura e kaluar deri sot, shihet një rënie e ndjeshme e këtyre gjobave.

Një ditë më parë, të martën, janë shqiptuar gati 115 gjoba më shumë se ditën e sotme, gjithsej 283 të tilla.

Ndërkaq të hënën ky numër ka qenë ende më i lartë, me 351tiketa të shqiptuara për mosrespektim të këtyre masave.

E për ditën e flamurit ka qenë kulmi i dhënies së këtyre gjobave, me 356 të tilla.

Ndërsa më së paku gjoba për masat kundër COVID-19, duke përjashtuar ditën e sotme, janë shqiptar një javë më parë me gjithsej 190.

Më poshtë gjeni numrin e gjobave të shqiptuara për një javë në Kosovë, nga 25.11-01.12.2021

01.12.2021169
30.11.2021283
29.11.2021351
28.11.2021356
27.11.2021286
26.11.2021264
25.11.2021190

Read Previous

Nësër hyjnë përsëri në grevë të gjithë punëtorët shëndetësorë në Kosovë

Read Next

Jasharaj takohet me ministrin Sveçla dhe ministren Nagavci: Kërkesat tona nuk ndryshojnë