Biden: Presidenti i Egjiptit ka pranuar të hapë kufirin për të dërguar ndihma në Gaza

Presidenti amerikan, Joe Biden theksoi se udhëheqësi egjiptian Abdel Fattah El-Sisi ka rënë dakord të hapë pikën kufitare Rafah për të lejuar afro 20 kamionë që transportojnë ndihma humanitare të hyjnë në Gaza.

Më herët, Izraeli tha se nuk do të bllokojë furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe që hyjnë në Gaza nga Egjipti në përgjigje të një kërkese të presidentit amerikan, i cili vizitoi vendin këtë të mërkurë.

“Izraeli ka rënë dakord që ndihma humanitare të shkojë nga Egjipti në Gaza por kur të qartësohet se do të demonstrojë edhe njëherë që nuk do të ketë, është edhe një çështje praktike, që të mos pengohet komuniteti ndërkombëtar për të dhënë ndihmën. Po punojmë nga afër me qeverinë e Egjiptit dhe partnerë të tjerë në rajon që të kalojmë ndihma përmes kufirit sa më shpejt të jetë e mundur.”, theksoi Biden./abcnews.al

Read Previous

Banka Botërore: Rritja ekonomike në Kosovë pritet të përshpejtohet në vitin 2024

Read Next

​Shqipëria sjell Kosovën në fokus të Këshillit të Sigurimit