Biden: Sot do t’i takoj liderët e G7, sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Presidenti amerikan, Joe Biden ka thënë se ka biseduar me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe e ka njoftuar për hapat e mëtutjeshme që po ndërmerr për të nxitur një reagim ndërkombëtar.

Biden ka thënë se sulmi rus është i paprovokuar dhe pajustifikuar.

“Zelensky më ka kërkuar që të thërras të gjithë liderët botëror që të flasin qartë kundër agresionit flagrant të Putinit dhe të qëndrojnë me popullin ukrainas”, tha Biden.

“Sot do të takoj liderët e G7 dhe ne do të vendosim sanksione të rënda ndaj Rusisë. Do të vazhdojmë të japim mbështetje dhe ndihmë për Ukrainën dhe popullin ukrainas”, theksoi Biden. /Gazeta Express/

Read Previous

Kuvendi mban seancë plenare

Read Next

KRU “Gjakova” njofton për defekt në gypin FI 300 në fshatin Bec