Belotti i bashkohet Romës

AS Roma janë pranë nënshkrimit me sulmuesin Andrea Belotti.

Kjo u raportua nga eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano i cili tha se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit romak tashmë ka javë që është arritur.

Ndërkohë, po punohet shumë dhe marrëveshja finale është gati në përfundim.

Belotti u largua nga Torino në qershor, kur i skadoi kontrata me klubin që u bë i njohur.

/Gazetaexpress/

Read Previous

​Një superderbi sot në Supërligën e Kosovës

Read Next

Cili është grupi më i dobët i gjakut?