Bellaqa: Diaspora është faktor kyç në rritjen e remitencave familjare

Remitencat, në mbarë botën, llogariten të jenë fluksi i dytë financiar më i rëndësishëm pas ndihmave ndërkombëtare. Vitet e fundit ato po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në zhvillimin e ekonomisë. Në Ditën Ndërkombëtare të remitencat familjare, njohësi i çështjeve të sigurisë Jakup bellaqa thotë se remitencat e mërkimtarëve nga Kosova janë infuzioni më i mirë për Kosovën që nga pas lufta.

Ndërkohë Bellaqa thotë se edhe Qeveria e Kosovës duhet ti lehtësojë kushtet për investime të mërkimtarëve në mënyrë që remitencat e tyre të mos shkojnë vetëm në konsum dhe ndërtim të shtëpive.

Sipas Bankës Qëndrore të Kosovës, dërgesat e emigrantëve në Kosovë paraqesin njërin ndër burimet kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare dhe paraqesin një burim, që siguron gjendje stabile sociale duke zvogëluar ngarkesën ndaj buxhetit shtetëror.

Read Previous

Farmacia dikur dhe sot, flet farmacisti Nazmi Bejtullahu

Read Next

Kelmendi: Jemi duke punuar që të përmirësohen shërbimet e sistemit prokurorial