Bekim Zogaj do të jetë asistent i gjyqtarit në ndeshjen Salsburg-Chelsea

Salsburgu dhe Chelsea do të ballafaqohen të martën në një ndeshje shumë të rëndësishme për grupin E, ku të dy këto skuadra e kryesojnë grupin me nga shtatë, përkatësisht gjashtë pikë.

Fituesi i këtij takimi do ta bënte një hap shumë të madh drejtë kualifikimit për në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Drejtësinë në këtë ballafaqijm do ta ndajë gjyqtari suedez Sandro Schärer. Ai do të asistohet nga Stephane De Almeida dhe gjyqtari kosovarë Bekim Zogaj.

Ky është një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë të cilët po përfshihen gjithnjë e më shumë në ndeshje të rëndësishme të kompeticioneve të mëdha evropiane. /KosovaPress/

Read Previous

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarja më e madhe ndërkombëtare e historisë së kryeqytetit

Read Next

Sigurimi i lirisë së lëvizjes: Policia dhe Kosovës e KFOR-i me operacion të përbashkët operacional