BE zgjat sanksionet kundër Rusisë edhe për 6 muaj

BE ka zgjatur sanksionet kundër Rusisë edhe për 6 muaj të tjerë në funksion të veprimeve të vazhdueshme të Federatës Ruse që destabilizojnë situatën në Ukrainë, deri më 31 korrik 2024.

“Këto sanksione, të miratuara për herë të parë në vitin 2014 si përgjigje ndaj veprimeve të Rusisë që destabilizojnë situatën në Ukrainë, janë rritur që nga shkurti i vitit 2022 si përgjigje ndaj agresionit ushtarak të paprovokuar, të pajustifikuar dhe të paligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës.

“Ato përbëhen aktualisht nga një spektër i gjerë masash sektoriale, duke përfshirë kufizimet në tregtinë, financën, teknologjinë dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, industrinë, transportin dhe mallrat luksoze.

Ato mbulojnë gjithashtu: ndalimin e importit ose transferimit të naftës së papërpunuar nga deti dhe të disa produkteve të naftës nga Rusia në BE, heqja e disa bankave nga SWIFT dhe pezullimi i aktiviteteve të transmetimit dhe licencave të disa kanaleve dezinformuese të mbështetura nga Kremlini.

Për më tepër, janë futur masa specifike për të forcuar kapacitetin e BE-së për të luftuar evazionin të sanksioneve”, thuhet në deklaratën e Këshillit Europian.

/abcnews.al/

Read Previous

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Read Next

BE-ja kërkon marrëveshje në dialog për vendimin e BQK-së