BE-ja ende pa vendim për ‘Pasaportat COVID’

Parlamenti Evropian po përgatitet që të miratojë dhënien e pasaportave dixhitale të Covid, për të qenë gati në nisjen e sezonit të ri turistik.

Pasaporta do të mundësonte që cilido i vaksinuar kundër Covid, ose që ka rezultuar negativ, ose është rikuperuar kohët e fundit nga virusi, të udhëtojë nëpër të 27 vendet anëtare të BE.

Planet për një certifikatë të BE nisën pak muaj më parë si një përpjekjeve për të shpëtuar sezonin e turizmit veror. Një numër vendesh aktualisht po përdorin dokumente të ngjashëm për të lehtësuar bllokimet lokale.

Nga ana tjetër Spanja ka bërë publike planet e saj për të lejuar të udhëtarët jashtë shtetit që janë vaksinuar, testuar negativisht ose të rikuperuar kohët e fundit nga Covid, të mund të shkelin territorin e saj.

Fernando Valdés, sekretari i shtetit i Spanjës për turizmin, në një konferencë tha se “Spanja do të jetë gati në Qershor për t’u treguar të gjithë udhëtarëve në të gjithë botën se ju mund të na vizitoni“.

Por edhe pse planet për turizmin kanë nisur, sërish BE nuk ka marrë një vendim përfundimtar për sa i përket pasaportave dixhitale.

Si do të funksionojnë pasaportat:

Elementi kyç i certifikatës dixhitale të BE-së është një kod QR – një kod grafik i lexueshëm nga makina i përbërë nga katrorë bardh e zi – që përmban të dhëna personale për të cilin Komisioni i BE-së thotë se do të jetë i sigurt. KE-ja po punon me Organizatën Botërore të Shëndetësisë për të siguruar njohjen e certifikatës përtej Evropës.

27 vendet anëtare duan gjithashtu të përfshijnë vende jo-BE si Norvegjia, Islanda dhe Zvicra, teksa zyrtarë të ndryshëm thanë më parë këtë javë se edhe udhëtarët e vaksinuar nga ShBA-ja mund të jenë në gjendje të vizitojnë Evropën këtë verë.

Sidoqoftë, Komisioni Evropian ka thënë se nuk ka pasur “asnjë kontakt” me Britaninë e Madhe për këtë çështje.

Një numër vendesh tashmë kanë filluar të zbulojnë sistemet e tyre të pasaportave.

Në Danimarkë, aplikacioni Coronapas po përdoret për të lejuar klientët të cilët janë vaksinuar ose janë shëruar nga sëmundja të hyjnë në bare, restorante dhe muze.

Një skemë e ngjashme në Izrael, e cila ka një nga nivelet më të larta të vaksinimeve në botë, lejon përdoruesit të kenë qasje në hotele, palestra dhe teatro. “Pasaporta e gjelbër” ka krijuar gjithashtu mundësi udhëtimi për qytetarët izraelitë, pas marrëveshjeve me Greqinë dhe Qipron./Gazeta Sinjali

Read Previous

Pritet të dëgjohen edhe dy dëshmitarë në rastin ku Gani Geci po akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit

Read Next

Pacientët me polene është mirë që dhomën ta ajrosin në këtë orë të ditës