BE-ja dyshohet se po i keqmenaxhon ndihmat për Afrikën

Bashkimi Evropian mund të jetë duke shkelur rregullat ndërkombëtare duke përdorur ndihmën e synuar për të nxitur zhvillimin në Afrikë për të frenuar migrimin në Evropë, sipas një raporti të ri nga Oxfam.

Raporti i publikuar të enjten zbulon se gjashtë nga 16 veprimet e migracionit të financuara nga BE-ja në Niger, Libi dhe Tunizi me një vlerë totale prej 667 milionë euro, potencialisht shkelin rregullat e ndihmës të përcaktuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Gjetjet e Oxfam thonë se BE-ja po e devijon gjithnjë e më shumë ndihmën e saj për zhvillim për të ndjekur një strategji të brendshme për frenimin e migracionit, duke minuar të drejtat e njeriut dhe mirëqenien.

BE-ja ndan 10% të paketës së saj të rëndësishme ndërkombëtare të ndihmës prej 79.5 miliardë eurosh për aktivitetet e lidhura me migracionin. Të paktën 93% e fondeve duhet të promovojnë zhvillimin dhe mirëqenien në vendet në zhvillim, në përputhje me kriteret e ndihmës të OECD-së.

Por raporti i Oxfam thotë që një e treta e veprimeve të migracionit të financuara nga BE-ja në tre vende afrikane shkelin këto rregulla.

Nga tetë aktivitetet e migracionit të analizuara nga Oxfam në Niger, një vend që përdoret shpesh si korridor për kontrabandistët e emigrantëve midis Afrikës Sub-Sahariane dhe Magrebit, vetëm një u gjet për të mbështetur migrimin e sigurt dhe të ligjshëm, raporton “euronews”, transmeton KlanKosova.tv.

Në Libi, asnjë nga projektet e migracionit të analizuara nuk nxisin rrugë të sigurta dhe të rregullta, thotë Oxfam.

Raporti i bën thirrje Parlamentit Evropian të kërkojë llogari nga ekzekutivi i bllokut për veprimet e tij të migracionit, duke paralajmëruar se shqetësimi në rritje i BE-së me flukset migratore po eklipson ndihmën thelbësore për zhvillim në Afrikë. /Klankosova.tv

Read Previous

OBSh: Politikanët e Evropës kanë përgjegjësi morale për të trajtuar ndotjen e ajrit

Read Next

UNESCO nis zgjerimin e Listës së Trashëgimisë Botërore