Bashkim Buxhovi për TV SYRI: Unë dhe bashkëshortja jemi sistemuar në një zonë më të qetë, shqetësohemi për fëmijët

Bashkim Buxhovi, qytetari që jeton në një zonë të Ukrainës ku po zhvillohet luftë, në telefonatën e fundit që e ka zhvilluar me TV SYRI, ai ka njoftuar që së bashku me bashkëshorten e tij të largohet nga kjo zonë, dhe të sistemohet në një pjesë tjetër ku situata është më e qetë.

Mirëpo shqetësimi i tij është siguria e fëmijëve të tij që janë nisur dy ditë më parë nga zona e luftës ende nuk kanë mbërrirë në destinacion për shkak të kolonave të gjata të atyre që duan të largohen, dhe fakti që nuk ka informacione për fëmijët nuk e bënë atë të ndihet rehat, dhe ky ankth sipas tij do të vazhdojë derisa ta kuptojë që fëmijët e tij janë në një zonë më të qetë.

Read Previous

Deputetja ukrainase Iryna Friz: Të marrim vendim për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Read Next

Kuvendi mban seancë të enjten