Barcelona me ofertë të re për Lewandowskin

Robert Lewandowski vazhdon të jetë objektivi kryesor i Barcelonës për repartin ofensivë.

Katalunasit janë duke negociuar me Bayernin që disa javë, por ende pa arritur të gjejnë një marrëveshje.

Vet sulmuesi polak i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit gjerman se dëshiron të luaj vetëm për Barcelonën dhe do të largohet nga Allianz Arena.

Pasi janë refuzuar dy oferta të njëpasnjëshme, Barcelona ka vendosur ta përmirësojë edhe më shumë ofertën për polakun.

Sipas asaj që ka njoftuar Sport Bild, oferta e re e Barcelonës është 40 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh.

Megjithatë Bayerni ende nuk po bindet, pasi dëshiron vetëm 50 milionë pa bonuse.

Lewandowski ka kontratë edhe për një vit tjetër me Bayernin, por qëllimi i tij është t’i bashkohet Barcelonës.

33-vjeçari sezonin e fundit ka qenë fantastik ku në 46 ndeshje zyrtare ka shënuar 50 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë. 

/Telegrafi/

Read Previous

Studentët nga Kosova dhe Shqipëria pa pengesa për të studiuar në dy shtetet

Read Next

Deri më fund të shtatorit qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë do të kalojnë kufirin pa pengesa