Balla: Më 1 korrik rritje rroge për punonjësit e Policisë së Shtetit

Lajmin e shumëpritur më 1 Korrik do ta kenë të realizuar!”, kështu deklaroi këtë të enjte ministri i Brendshëm i Shqipërisë Taulant Balla sa i takon rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ai theksoi se ky vlerësim financiar vjen prej fondit në buxhetin e shtetit prej 400 mln dollarësh, prej të cilit do përfitojnë edhe punonjës të sektorëve të tjerë. Sipas ministrit, këtë vit në fokus të punës së tyre është garantimi i sigurisë publike duke marrë parasysh edhe numrin e lartë të vizitorëve të huaj që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

“Policia e Shtetit e meriton këtë vlerësim, duke marrë parasysh sfidat e mëdha, fokusi kryesor është mirëmenaxhimi i sezonit turistik, sepse këtë vit presim një tjetër rritje historike të numrit të turistëve”, tha Balla./tvklan.al

Read Previous

Kusari-Lila: Raporti amerikan ka lëshime dhe pasaktësi

Read Next

KDI: Ligji i (ri) i Punës të rikthehet në agjendën legjislative