Bad News Eagles ka kaluar në fazën Legends Stage të turneut në CS:GO që po mbahet në Brazil

Tjetër sukses nga ekipi shqiptar, tani Bad News Eagles ka siguruar fitoren e tretë në turneun e CS:GO në Brazil, për t’u kualifikuar tutje në fazën ‘Legends Stage’.

Në ndeshjen vendimtare ekipi shqiptar u përball me ekipin GamerLegion, të cilët i mposhtën me lehtësi me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa.

Lojtari më i vlefshëm i ndeshjes ishte Rigon ‘rigoN’ Gashi, me vlerësimin nga HLTV 1.53.

Me këtë fitore Bad News Eagles iu janë bashkuar ekipeve të cilat kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën ‘Legends Stage’ më herët.

Turneu Major në të cilin po garon ekipi shqiptar, është ngjarja më e madhe e cila organizohet sa i përket CS:GO, ku ekipet po garojnë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh në Rio de Janeiro të Brazilit.

/Telegrafi/

Read Previous

Ministri Mehaj i reagon Vuçiqit: Ushtria e Kosovës garanton mbrojtjen e territorit të Republikës

Read Next

Bie numri i raste aktive me COVID-19, vetëm 6 në tërë vendin