Azemi: Rritja e pagave për punëtorët teknik në QKUK është e mirëseardhur, por jo e mjaftueshme

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se pas shumë presioneve ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, sot është arritur që paga e punëtorëve teknik në QKUK të rritet deri në 402 euro.

Ngritjen e pagave, Azemi e konsideroi të vonshme, por edhe të pamjaftueshme duke përfshirë edhe kushtet e punës në të cilat përballen çdo ditë punëtorët teknik.

Po ashtu ai u shpreh i pakënaqur edhe me pagat e punëtorëve teknik në shkollat e Prishtinës, derisa theksoi edhe rrezikshmërinë më të cilën përballën punëtorët në sektorin e ndërtimtarisë.

Kemi pasur shtyrje, kemi pasur mosmarrëveshje, mospajtime në mes të sindikatës dhe në mes Ministrisë së Shëndetësisë, komunikimi nuk ka qenë në nivelin e duhur. Çka duhet pas publikimit të kësaj kontrate të cilët këta punëtore paguhen 402 euro ne jemi pajtuar me Ministrinë Shëndetësisë, por i kemi treguar edhe të metat të cilat i kemi pasur njëra e tjetrën. Unë shpesh herë ndoshta kam qenë i ashpër karshi ministrit, por ndoshta mund të ketë edhe arsyeje, sepse duhet të zgjidhet problemi. Në anën tjetër po themi që edhe unë kam pasur vërejtët e mia, karshi ministrit të Shëndetësisë dhe jemi vonuar në këtë çështje” tha Azemi.

Azemi tha se stafi i punëtorëve teknik e kanë mirëpritur rritjen pagës, por se vazhdojnë kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës.

“Kjo pagë aspak nuk është e mjaftueshme kjo pagë, për koston çfarë e kemi në fakt unë dje e thash rreth 70% e spitaleve i ka vizituar dhe një formë është një frymëzim më vital, më social nuk janë të kënaqur, por megjithatë e kanë mirëpritur këtë rritje dhe kur i ka pyetur se si të veprojmë të futim ndonjë grevë ose protestë ata e kanë lënë në kompetencë të sindikatës, dhe unë si kryetarë kam marrë vendim që kjo mos të ndodhë sepse edhe nëse e marrim me Ligjin e pagave të cilat janë në sektorin publik… Po e përsëris se ndoshta njerëzit mendojnë se ne nuk dimë t’i respektojmë vlerat, por ka qenë një ngritje solid , jo e mjaftueshme por ministrit i themi faleminderit” shtoi ai.

Kryetari i sindikatës Azemi punëtorët më të rrezikuar në vendin e punës i cilësoi ata në sektorin e ndërtimtarisë, derisa tha se këtë vit janë 20 punëtorë të cilët kanë humbur jetën në vendin e punës.

Fajtor për këtë numër kaq të madh, ai e konsideroi edhe mungesën fuqisë punëtorë të kualifikuar.

“Punëtorët e ndërtimtarisë normal që gjithherë kanë qenë të parët nga rrezikshmëria e punës, tani rrezikshmëria është shumë më e madhe se që ka qenë fatkeqësisht këtë vit. Kemi 20 punëtorë që kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës. Pse ka ardhur ky numër kaq i madh, sepse punëtorët e kualifikuar punëtoret që kanë qenë të edukuar për rreziqet në vendet e tyre te punës, pjesa më e madhe kanë ikur dhe tani në treg ka hyrë fuqia e re punëtore e cila nuk e ka atë kualifikim siç duhet. Pronarët e kompanive nuk po shtojnë kujdes sa duhet siç duhet, i cili kujdes është i obliguar i cili në vendin kur hyn në objektin për të punuar pronari kompanish është i obliguar të njoftojë me rrezikun që e ka dhe po e përsërisim as inspektorati punës deri më tani nuk e ka kryer detyrën dhe obligimet që i ka në raport me punëtorët dhe punëdhënësin” tha ai. 

Azemi paralajmëroi se nëse deri në fund të këtij viti nuk plotësohen kushtet e punës për punëtorët teknik në sektorin e mjekësisë, arsimit dhe ndërtimtarisë do marrin vendim si sindikatë për ndërprerje të punës.

Nw fund Azemi u shpreh se për shkak të mungesës së punëtorëve në Kosovë, kompanitë po i zëvendësojnë më punëtorë të ardhur nga Bangladeshi, që sipas tij, nuk është aspak në të mirë të vendit.

/kp/

Read Previous

Zyrtare: Florian Kamberi, lojtar i ri i Slaven Belupos

Read Next

Murati takon drejtuesit e FMN-së dhe BB-së: Rritja ekonomike do të jetë solide