ASK: Krahasuar me gushtin e kaluar, inflacioni u rrit për 13%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin gusht 2022.

Sipas ASK-së, inflacioni i muajit gusht është rritur për 0.2 për qind në krahasim me muajin korrik të vitit 2022, ndërsa 13 për qind nëse krahasohet me gushtin e vitit të kaluar.

Siç thuhet në njoftim, lëndët djegëse si drutë e peleti janë shtrenjtuar për 6.3 për qind në krahasim me muajin e kaluar, 3.6 për qind janë ngritur çmimet për djathë dhe vezë, mallra dhe shërbime për shtëpi 2.3 për qind, ndërsa çmimi i bukës dhe i drithërave është rritur për 0.6 për qind.

Më poshtë mund t’i gjeni në formë grafike ngritjen e çmimeve të mallrave dhe produkteve duke krahasuar muajin gusht 2021 me korrikun e vitit 2022 dhe gushtin e vitit 2022.

/klankosova.tv/

Read Previous

Si u bë Evropa pjesa më e pasur e botës?

Read Next

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II, Cristiano Ronaldo me mesazh prekës