Asamblisti nga rradhët e LVV dhe Alternativa reagon për problemin në lagjen “Ali Ibra”

Ali Tafarshiku, asamblisti nga rradhët e LVV dhe Alternativa ka reaguar në lidhje me problemin e deponisë në lagjen ” Ali Ibra” duke drejtuar akuza për udhëheqësit e komunës së Gjakovës

Reagimi i plotë nga Tafarshiku:

“KOLONIA” në Gjakovë, turpi që aktualizohet çdo verë me këtë qeveri lokale në Gjakovë.Se ku janë interesat nuk di, por një gjë është e sigurt se ky zjarr që ka kalu në fenomen të rregullt në Gjakovë, po i konvenon dikujt.Kujtojmë që Ministria e Ambientit dhe MAPL kanë nënshkruar marrëveshje ne komunën dhe kanë ndarë buxhet për pastrimin e tërsishëm të kësaj deponie.Përderisa të zhvillohen procedurat, Komuna do duhej të kujdesej më shumë për jetën e familjeve që jetojnë në lagjen “Ali Ibra” dhe për ambientin dhe shëndetin publik të gjithë qytetarëve që çdo verë frymojnë helmin e mbeturinave.Fatkeqësisht situata është e tillë sot në Koloni.

Read Previous

Dr. Arbërore Baruti Sefa: Edukimi shëndetësor tek pacientët parandalon sëmundjet

Read Next

Përkujtohen dëshmorët e Ballit Kombëtar në Stubëll