Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një qytetare

Policia e Kosovës ka arrestuar zëvendës kryetaren e Komunës së Leposaviqit, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një qytetare brenda objektit komunal.

Sipas njoftimit, incidenti ka ndodhur rreth orës 11:45, kur viktima, femër kosovare, kishte kërkuar vendim mbi largimin e saj nga puna. Në këtë moment, sipas policisë, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht.

Bëhet e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyja palët janë liruar dhe rasti do të ndiqet në procedurë të rregullt.

Read Previous

De Bruyne kthehet në “Etihad” për përballjen me Cityn

Read Next

Gati 1 milion njerëz në rrugë, Franca përgatitet për trazira në protestën e sotme