Arrestohet një serb në pikën kufitare në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Në pikën kufitare në Bërnjakë është arrestuar një person me inicialet J.Š. i cili dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës J.Š. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’ “, thuhet tutje në njoftim.

Read Previous

Në Ditën e të Zhdukurve, Activism Roots vjen me një instalacion të ri

Read Next

Parashikimi i motit për ditën e sotme