Arrestohet një i dyshuar për krime lufte

Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, pasi i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në krime lufte kundër popullsisë civile në këtë komunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij para hetuesve policorë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera brenda afatit ligjor.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”/Sinjali/

Read Previous

​“Do të sulmojmë nga toka, ajri dhe deti”, paralajmërimi izraelit nxit eksod në Gaza

Read Next

Si të shmangim gripin dhe ftohjen këtë periudhë?