Arrestohen 7 persona për bixhoz në Gjakovë

Mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në një lokal në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gjakovë, ku dyshohet se po zhvilloheshin lojëra të fatit, me ç’rast shtatë persona janë arrestuar pasi dyshohet se kryen vepër penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, pasi të njëjtit janë kapur duke luajtur lojën e fatit, të njohur ‘Barbut’.

Komunikata e plotë e policisë:

Stacioni Policor në Gjakovë, konkretisht Njësia e Hetimeve, përmes rrugëve operative dhe hetimore kishte pranuar informatë se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Gjakovë ishin duke u zhvilluar lojëra të fatit (bixhoz i paligjshëm). Me datën 09.11.2022 rreth orës 19:00, në koordinim me Prokurorin e Shtetit është realizuar kontroll në lokalin ku dyshohej se ishte duke u zhvilluar dhe organizuar bixhoz i paligjshëm. Gjatë kontrollit në atë lokacion janë hasur dhe arrestuar shtatë persona të cilët ishin duke luajtur lojën e fatit të ashtuquajtur “Barbut”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari me inicialet P. P., i lindur në vitin 1963, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ishte organizatori i lojës dhe pronari i lokalit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.

Read Previous

ATK inkasoi 623 milionë euro për 10 muaj

Read Next

Paralajmërohet ulja e taksës në rrugën e Kombit