Arrestohen 3 shqiptarë në Spanjë, kishin plantacion me 2000 bimë kanabisi

Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke arrestuar 3 persona. 

Shqiptarët u kapën pasi kishin ngritur një plantacion marihuanë me pothuajse 2 mijë bimë brenda një magazine në qytetin e Valencias me vlerë deri në 40 mijë euro.

Droga u gjet krejt papritur kur një agjent i policisë spanjolle kishte hasur në erën e fortë të marihuanës në një magazinë në zonën industriale të qytetit.

Më pas ka mbërritur policia spanjolle ku gjeti plantacionin e drogës në një anije e modifikuar sikur shiste divanë nën mbishkrimin ‘Divanë për ju’.

Agjentët kontrolluan anijen në prani të pronarit të saj ku u gjetën 3 shqiptarët që kalonin natën brenda anijes dhe prej disa ditësh nuk kishin dalë prej saj, shkruajnë mediat spanjolle.

Ato kishte 4 dhoma të mëdha ku mbante 1900 bimë marihuanë, përveç materialeve të ndryshme të nevojshme për kultivim: 247 llamba, 132 ventilatorë, 9 filtra ajri, 9 radiatorë termikë, 10 kohëmatës dhe 7 rezervuarë uji.

Të tre shqiptarët nga 24 deri në 50 vjeç u arrestuan për ngritje të grupit kriminal dhe trafikut të drogës./Sinjali/

Read Previous

Mbi 3 mijë delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi

Read Next

Për të hyrë në Evropë duhet paguar 7 euro!