Arijan Ademi, vendos rekord të ri në Kroaci

Arijan Ademi, kapiteni dhe legjenda e Dinamos, të mërkurën në stadiumin në “Poljud” të Splitit, do të vendos një tjetër rekord te klubit nga kryeqendra e Kroacisë.

Ai do të luajë kundër Hajdukut për herë të 15-të, si lojtar i Dinamos, në ndeshjen e nesërme nga xhiroja e prapambetur e 9-të në HNL, në “Poljud”. Kjo e bën atë jo vetëm një rekordmen të “bluve”, por edhe një rekordmen absolut në historinë e futbollit në Kroaci.

Ademi në vitet e kaluara dhe më shumë se një dekadë ka luajtur 14 herë në “Poljud” kundër Hajdukut, 13 herë në kampionat dhe një herë në Kupën e Kroacisë. Ndryshe, kundër Dinamos në 15 ndeshje në “Poljud”,por si lojtar i Hajdukut, Srdjan Andriќ, 12 herë në kampionat dhe 3 herë në Kupën e Kroacisë./Alsat.mk/

Read Previous

BE: Është koha që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Read Next

Lavrov: Rusia nuk do të përdorë armë bërthamore