Argjentina merr trofeun e Finalissimas

Me lojë të mirë, veçanërisht në pjesë të parë të ndeshjes, Argjentina ka arritur që të mposhtë Italinë dhe të fitojë Finalissiman, ku takohen kampionët e konfederatave evropiane dhe jugamerikane.

Argjentina shënoi fitore bindëse ndaj italianëve që prej triumfit në EURO 2020 nuk janë në formë të mirë, duke i mposhtur me rezultat 0-3 [Lautaro 28, Di Maria 45+1, Dybala 90+4].

Në golin e parë dhe të tretë të Argjentinës asistoi Lionel Messi, ndërsa në të dytin Lautaro, derisa gauchosët fituan trofeun në fund, në përballjen e zhvilluar në Wembley të Londrës.

Tre zëvendësimet në fillim të pjesës së dytë dhe dy të tjerë më vonë nga Roberto Mancini, nuk kryen punë karshi një Argjentine të vendosur, derisa jugamerikanët kaluan një natë të paharrueshme.

/TopSporti/

Read Previous

Kurti: Nevojitet demokratizimi i partive politike, nuk mjafton vetëm i institucioneve

Read Next

​Kosova sot ballafaqohet me Qipron