Apple i jep lamtumirën, modeli ikonë shpallet zyrtarisht i vjetëruar

I lansuar në vitin 2017, iPhone X shënoi një ndryshim të madh në historinë e iPhone.

Apple hoqi butonin Home dhe Touch ID, duke prezantuar Face ID, ndërsa pajisja solli për herë të parë ekranin OLED dhe dizajnin me korniza shumë të holla.

Apple garanton zakonisht pjesë dhe shërbime për të paktën pesë vjet, ndërsa në disa raste mbështetja mund të zgjasë deri në shtatë vjet, në varësi të disponueshmërisë së pjesëve.

Me kalimin e iPhone X në kategorinë e produkteve të vjetruara, pronarët që kanë nevojë për riparime ose pjesë zëvendësuese do të duhet të mbështeten kryesisht te serviset e palëve të treta.

Megjithëse kanë kaluar rreth nëntë vjet nga prezantimi i tij, iPhone X mbetet një nga modelet që ndryshoi më shumë pamjen dhe funksionimin e iPhone.

Face ID, ekrani OLED dhe dizajni pa butonin Home u bënë standarde për gjeneratat që pasuan.

Për shumë përdorues, largimi i iPhone X nga lista e produkteve të mbështetura shënon fundin e një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e Apple.

Read Previous

Zhdukja misterioze e 22-vjeçares gjermane, dosjet e Epstein zbulojnë një pistë të re

Read Next

Mbi 1.2 milion vizitorë në asetet e trashëgimisë kulturore në Shqipëri