Apeli i Papës: Mos e çoni njerëzimin në rrënim, filloni bisedime reale për armëpushim në Ukrainë

Një tjetër apel për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës vjen nga Papa Françesku, i cili në sheshin e Shën Pjetrit u lut para turmës së mbledhur në Vatikan për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit tashmë mbi 100 ditor.

“Mbi njerëzimin ka rënë sërish makthi i luftës, që është mohimi i ëndrrës së Zotit. Popuj që vrasin njëri-tjetrin, njerëz që në vend të afrohen, duhet të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërsa furia e vdekjes dhe e shkatërrimit vazhdon dhe konflikti përhapet, duke nxitur një përshkallëzim që është gjithnjë e më i rrezikshëm për të gjithë, dua të theksoj një apel drejtuar liderëve të Kombeve. Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në rrënim.

Filloni negociatat reale, bisedime konkrete për një armëpushim dhe për një zgjidhje të qëndrueshme. Dëgjoni thirrjen e njerëzve që vuajnë, e shohim çdo ditë në media. Respektoni jetën njerëzore, ndaloni shkatërrimin makabër të qyteteve dhe fshatrave kudo. Vazhdojmë të lutemi për paqe”, tha Papa Françesku./A2news/

Read Previous

Rusia kërcënon perëndimin, Britania do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë

Read Next

Sindroma që po afron tërheqjen e Rafael Nadal