Anulohet mbledhja e kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, është anuluar.

Lidhur me këtë shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh se kjo është e papranueshme dhe kjo qasje duhet ndryshuar, sepse po bëhen thuajse gjashtë mbledhje të kryesisë që nuk po mbahen.

Kjo mbledhje mësohet se është anuluar për shkak të mungesës së kuorumit.

Ndërkaq Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, e quajti seri të dështimit nga koalicioni qeveritar rreth formës së procesit të punës parlamentare.

Sipas tij ata nuk janë njoftuar se kjo mbledhje është anuluar, ndaj për Tahirin, kjo është e papërgjegjësi e madhe, të cilën nuk e kanë parë që nga themelimi i Kuvendit të Kosovës.

/KlanKosova/

Read Previous

​Gërvalla: Jemi të fokusuar në njohjen nga pesë shtetet e BE-së që nuk na kanë njohur

Read Next

​Policia jep detaje për shpërthimin që ndodhi dje në Fushë Kosovë