Anonymous pretendon se ka hakuar stacionet televizive ruse

Kolektivi i hakerëve Anonymous pretendon se ka hakuar transmetimet televizive shtetërore ruse për të treguar pamjet e luftës në Ukrainë.

Në një postim në Twitter, Anonymous tha se ka hakuar kanale duke përfshirë Rusia 24, Channel One dhe Moscow 24, përveç shërbimeve ruse të transmetimit Wink dhe Ivi.

Në një postim të veçantë, grupi tha se është i përfshirë “në operacionin më të madh Anonymous që është parë ndonjëherë”, duke shtuar se është i shqetësuar se disa qeveri mund ta shohin atë si një kërcënim dhe të kryejnë operacione false për ta diskredituar atë.

“Na mbani mend kur fuqi të ndryshme të kthejnë vëmendjen e tyre drejt nesh, sepse do të ndodhë”, tha Anonymous. “Ne mund ta ndryshojmë botën për mirë. Kjo ka qenë gjithmonë ideja”./alsat.mk/

Read Previous

​Kurti: Nuk kemi një datë kur do të mund të themi që do të aplikojmë për statusin e kandidatit në BE

Read Next

Osmani: Kërkojmë përgjegjësi për krimet që po i kryen diktatori Putin