Anija në të cilën u gjet kokainë në portin e Durrësit ishte nisur nga Kolumbia

Anija ishte nisur nga Barranquilla, Kolumbi në 26 prill dhe është ankoruar në Portin e Durrësit një ditë më parë. Anija që transporton qymyr është në pronësi të një kompanie gjermane, “Unistream GMHB &CO KG”.

Kjo e fundit ka në total 27 anije, por vetëm njëra prej tyre është ankoruar në portin shqiptar.

Kapiteni i anijes është me shtetësi ruse, por deri më tani nuk ka asnjë të ndaluar.

Kokaina u gjet mëngjesin e sotëm, e ndara në 2 çanta mes 6 500 ton qymyr që ndodhej në anije./euronews.al

Read Previous

Gjendet një copë e asteroidit që vrau dinosaurët miliona vjet më parë

Read Next

Kush është kryeministrja e re e Francës, sfidat që e presin