Ambasadori i Kosovës në Francë ia dorëzon letrat kredenciale Macronit

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi i ka dorëzuar presidentit Macron letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ambasadori i Kosovës në Francë, Mehdi Halimi, i ka dorëzuar presidentit francez, Emanuel Macron, letrat kredenciale të emërimit të tij, nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Halimi i dorëzoi letrat kredenciale në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Elysee.

“Në një ceremoni të organizuar nga Protokolli i Shtetit, në pallatin presidencial Élysée, Ambasadori Halimi i dorëzoi Presidentit Macron Letrat Kredenciale të emërimit të tij nga Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani”, thuhet në në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Halimi para rreth 8 muajve është zgjedhur si ambasador i Kosovës në Francë.

/Telegrafi/

Read Previous

​113 vjet nga Kongresi i Dibrës

Read Next

Nagavci: Kemi verifikuar mbi 15 mijë diploma të studentëve që nuk kanë mundur t’i përdorin për shkollim apo punësim jashtë vendit