Ambasadori Hovenier viziton Mitrovicën: SHBA e përkushtuar që ta shoh një vend demokratik e multietnik

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka vizituar një ditë më parë Mitrovicën, ndërsa theksoi se SHBA-të janë të përkushtuara ta shohin një qytet demokratik e multi-etnik.

Hovenier në një postim në Twitter shkruan se vizita në Mitrovicë ishte udhëtimi i parë komunal jashtë Prishtinës.

“Udhëtim produktiv dje në Mitrovicë, udhëtimi im i parë komunal jashtë Prishtinës, ku u takova me kryetarët e komunave, Policinë e Kosovës, mediat e aktivistë. Ndërsa shumë fokusohen në rolin e saj të kaluar, unë besoj se Mitrovica është një nga manifestimet më të mira të së ardhmes së Kosovës.

Frymëzim për t’u takuar me shoqërinë civile dhe rininë të përkushtuar për ta bërë realitet këtë aspiratë: të sigurohemi që Mitrovica të bëhet një vend në një Kosovë demokratike, multietnike për të gjithë qytetarët. SHBA-të janë të përkushtuara ta shohin këtë të ndodhë”, shkruan ambasadori. /Telegrafi/

Read Previous

Finlanda e Suedia aplikojnë zyrtarisht për anëtarësim në NATO

Read Next

Milan kërkesë tifozëve: Mos ejani në “Mapei Stadium” nëse s’keni bileta